Gjatë aksionit të sotëm policor në selinë e Vetëvendosjes, veç themeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u arrestuan edhe gjithsejtë 97 aktivistë e zyrtarë tjerë të këtij subjekti policor.
Ndërkaq, në njoftimin e fundit për media të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se deri më tani janë liruar në procedurë të rregullt 26 të arrestuar, raporton Koha.net.
Veç tyre, PK thekson se janë liruar edhe 7 të mitur nga 20 sa ishin arrestuar gjithsejtë.