Limaj: Jemi bashkue me mbrojt vendin prej dy marreveshjeve te damshme!

E publikuar: 28/11/2015 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka fillue manifestimi opozitar “Manifestojme per Republiken”.

Fjale rasti tash per tash po mban lideri i Nismas per Kosoven Fatmir Limaj.

Limaj ne kete drejtim qe po ban para protestuesve thote se ky bashkim nuk asht ndaj askujt por ndaj dy marreveshjeve te damshme per Kosoven.

Kryetari i Nismas ka apelu ndaj Qeverise se vendit per anulimin e dy marreveshjeve.

Ai ka theksue se opozita e bashkueme nuk ka me u ndale pa anulimin e ketyne dy marreveshjeve.

———————————

Per pak caste pritet me fillu manifestimi opozitar ne Sheshin kryesor te Prishtines, ku mija njerez tashma jane tube per me protestue me moton: Manifestojme per Republiken”.

Televizioni Rrokum ka me transmetue “LIVE” protesten e plote te subjekteve opozitare.

Mbushet sheshi me njerëz, gati manifestimi opozitar 

Manifestimi i opozitës tashma ka fillu me i marrë përmasat e saj.

Shumë qytetarë kanë arritu në kryeqytet.

Derisa dheta mija qytetarë nga e tanë Kosova janë nisë për Prishtinë.

Tubimi i të gjithëve do të bahët në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Partitë opozitare kanë njoftu se ma shumë se 200.000 qyetetarë pritet të bashkohen në shesh për të kundërshtu “Zajednicën dhe Demarkacionin me Malin e Zi”.

Manifestimi pritet me fillue n’orën 14:00.