Buxheti “social“ i Kosovës

27.11.2015 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Buxheti “social“ i Kosovës

Buxheti i Republikës së Kosovës i parashikuar për vitin e ardhshëm, nuk do të sjellë zhvillim ekonomik, por thellim të varfërisë, konsiderojnë ekspertët e çështjeve ekonomike.

Përderisa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, kanë thënë se buxheti prek jetën e secilit qytetar të Kosovës dhe adreson objektivat zhvillimore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tyre, ky buxhet do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve dhe do të krijojë kushte për zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2016 parashihet të jetë 1 miliard e 680 milionë euro, kurse në lexim të parë është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga mesi i këtij muaji, në mes përplasjesh e tensionesh të shumta dhe pa partitë opozitare.

Ekspertë për çështje ekonomike, vlerësojnë se nëse krahasohet me nevojat që kanë qytetarët e Kosovës, buxheti për vitin e ardhshëm është i pamjaftueshëm.

Naim Gashi, e quan të pamjaftueshëm këtë buxhet edhe për kontingjentin e 30 mijë të rinjve që hynë në tregun e punës.

“Megjithatë është provuar nga Qeveria dhe Ministria e Financave që të bëhet maksimumi i mundshëm për racionalizimin e shpenzimeve për vazhdimin e projekteve kapitale që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për një zhvillim afatgjatë ekonomik”, tha Gashi.

Buxhet të mbijetesës, ndërkaq e quan buxhetin për vitin 2016, Milazim Abazi, ekspert për çështje ekonomike.

Ai thotë kështu, pasi vlera më e lartë financiare është ndarë për mallra dhe shërbime, kurse për investime kapitale, sidomos projekte të reja, sipas tij, është ndarë një shumë e vogël.

“Nga analizat që i kemi bërë këtij buxheti, shihet se ky buxhet është i mbijetesës, nuk është buxhet zhvillimor. Investimet kapitale janë më të vogla se sa me buxhetin e kaluar”.

“Dhe kryesisht ky buxhet do të përdoret për realizimin e projekteve të vjetra. Kurse më pak se një për qind e buxhetit është dedikuar për projekte të reja zhvillimore. Kështu që, qytetarët do të mbesin të zhgënjyer dhe të varfër nga mungesa e investimeve kapitale me këtë buxhet”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se rritja e shumës me këtë buxhet vërehet te asistenca sociale.

Qeveria e Kosovës ka rritur për 25 për qind shumën e asistencës sociale për 17 mijë familje që janë në këtë skemë. Po ashtu, nga ky buxhet do të përfitojnë edhe pensionistët kontribut-pagues.

Por, Naim Gashi vlerëson se pasi Kosova është një shtet i varfër, dhe rritja e shumë mjeteve për këto kategori është e nevojshme, por që sipas tij, varfëria nuk ulet me skema sociale, por me rritjen e mjeteve për investime në sektorin privat.

“Varfëria në një shtet nuk luftohet përmes skemave sociale, është sektori privat dhe krijimi i vendeve të reja të punës ato të cilat krijojnë vende pune dhe e luftojnë varfërinë në periudhë afatgjatë”.

“Prandaj, unë mendoj se mënyra e vetme për të luftuar varfërinë në Kosovë, ashtu siç pretendon edhe buxheti i vitit 2016, është që të forcohet sektori privat, të krijohen vende pune dhe qytetarët të cilët janë në skemat sociale ngadalë të futen në tregun e punës”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Sa i përket sektorit privat në buxhetin për vitin 2016, do të mbështetet me mbi 16 milionë euro.

Gjatë periudhës 2016-2018, investimet totale do të rriten, nga 27 për qind e Bruto Prodhimit Vendor sa janë sivjet, në 31 për qind kryesisht si rezultat i rritjes së investimeve private, të cilat pritet të jenë trefish më të larta se investimet publike, transmeton rel.

Ky është një ndryshim i madh strukturor në ekonomi, ku sektori privat është ai që gjeneron zhvillim ekonomik, bazuar në politikat e favorshme fiskale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin