Ferrarese: Mospajtimet të zgjidhen nga vet kosovarët (Video)

E publikuar: 27/11/2015 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i matur karshi zhvillimeve të fundit në Kuvend, në mënyrë që sa më pak të ndikojë në dinamikat e brendshme parlamentare të Kosovës. Kështu vlerëson Andreas Ferrarese, ambasador i Italisë në Kosovë.

Në një intervistë për Tribuna Channel ai kërkon që kapërcimi i krizës të bëhet nga vet përfaqësuesit e partive politike, duke kërkuar dialog pozitë- opozitë. Ai e konsideron si të papranueshme përdorimin e dhunës si mjet politik, duke aluduar në përdorimin e gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës në Kuvend. Por Ferrarese mendon se të gjitha mospajtimet duhet të zgjidhen nga vet kosovarët.

Edhe përkundër zhvillimeve në vend ai shprehet i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodh vitin e ardhshëm.

Për më shumë shikoni kronikën e përgatitur.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=3CZ0XkR3saI