Hollande takon Putin; merr mbështetje për një koalicion të gjerë kundër ISIS

27.11.2015 02:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hollande takon Putin; merr mbështetje për një koalicion të gjerë kundër ISIS

Në një sfond të turbullt dhe në kërcitje të raporteve diplomatike, Presidenti rus Vladimir Putin shprehu angazhimin e tij për mbështetje ndaj Francës në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti François Hollande udhëtoi drejt Kremlinit të enjten, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij rus. Më pas në një konferencë shtypi, Hollande insistoi se bashkimi i shumë shteteve do të jetë arma e duhur kundër terrorizmit.

“Armiku ynë i përbashkët është ISIS, i cili ka një territor, një ushtri dhe burime financiare, ndaj ne duhet të krijojmë një koalicion të madh për të shfarosur këta terroristë. Unë jam në Moskë me ju për të koordinuar sesi mund të veprojmë së bashku për të goditur ISIS, por njëkohësisht edhe për të gjetur një zgjidhje për paqe në Siri”, tha Hollande.

Por në kontrast me pozicionin e Putin, presidenti francez tha se Assad nuk ka më vend në Siri. E ndërsa kur Hollande e cilësoi ISIS-in si armik të përbashkët të Parisit me Moskën, ai iu referua rrëzimit të avionit rus mbi gadishullin e Sinait në Egjipt, ku 224 vetë humbën jetën. Putin gjithashtu shtoi se Moska është e gatshme të bashkohet me Francën në këtë betejë. Po ashtu, ata rakorduan për një shkëmbim më të madh të informacionit mes shërbimeve të inteligjencës.

Disa analistë thanë se fakti që të dy liderët shmangen shikimin në sy me njëri-tjetrin, kjo tregon se marrëdhënien ende të vështira midis Rusisë dhe Perëndimit. Por të tjerë ekspertë të çështjeve ndërkombëtare e cilësuan vizitën e Hollande në Moskë si një “erë të re” mes dy vendeve, ndonëse jo aq e forte sa aleanca e mëparshme, para se të ndodhte konflikti i Ukrainës.

Një diplomat tha për “Le Monde”, se tani francezet janë më tepër të përgatitur sesa Barack Obama për të bashkëpunuar me Rusinë, pasi sipas tij, koordinimi i Uashingtonit dhe Moskës mbetet një vizion i largët. Por ajo që Franca për momentin kërkon është suporti i sa më shumë shteteve kundër terrorizmit, ndaj disa ekspertë të çështjeve ndërkombëtare mendojnë se Parisi do të luajë rol neutralizues edhe në raportin e acaruar Rusi-Turqi pas rrëzimit të avionit ditë më parë.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit

Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës

Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës