Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka përmendur ekspertizën e Shpëtim Bulliqit dhe Florim Isufit në Rubikon, si argument se Demarkacioni është i gabuar.
Ai tha se Komisioni për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të shkarkohet. Krijimi i një komisioni tjetër ndërkombëtar është i pakuptimtë për Limajn, sepse nuk mund të ketë komision mbi komision, transmeton Koha.net.
Ndërsa për manifestimin e 28 Nëntorit, ai tha se dëshirojnë ta dërgojnë edhe një porosi se si qytetarë të këtij vendi nuk pajtohen me ato dy marrëveshje, për të cilat opinioni tashmë është i njoftuar nga opozita.