Chelsea përgatit një goditje të madhe në merkaton e verës. Jose Mourinho ka gati planin për të zhvendosur në “Stamford Bridge” sulmuesin e Tottenham, Harry Kane. Lajmin e bën të ditur tabloidi “Daily Mail” që thekson se klubi nuk është aspak i kënaqur me rendimentin e spanjollit, Diego Costa duke u vënë në lëvizje për një sulmues që të ofrojë sa më shumë gola. Gjithsesi, Chelsea nuk do ta ketë aspak të lehtë për të finalizuar blerjen e lojtarit pasi Tottenham e ka bërë të qartë se bomberi nuk është në shitje dhe ai mund të largohet vetëm në rast të një oferte marramendëse. Për të mposhtur konkurrencën e Manchester United, Chelsea mund t’i përshpejtojë bisedimet që gjatë muajit Janar pasi burimet financiare nuk mungojnë për klubin e Roman Abramovich që po kalon një nga sezonet më të errët të viteve të fundit. Për Keane interes ka shfaqur edhe Bayern Munchen pasi gjermanët dëshirojnë të afrojnë një lojtar që në të ardhmen do të jetë pasuesi i Robert Leëandoëskit dhe Keane është njeriu i duhur për rolin që polaku mbulon aktualisht. Sulmuesi anglez ka një kontratë që e lidh me Tottenhamin deri në vitin 2020 nga e cila përfiton rreth 35 mijë pound në javë. Por ndërkohë që është vënë në ndjekje të Keane, Chelsea ka hedhur sytë edhe nga sulmuesi i Bayernit, Franck Ribery. Sipas mediave britanike, klubi londinez ofron 45 mln Euro për ta shkëputur francezin nga skuadra e Pep Guardiolës./ss/