Komuna e Prishtinës për 7 muaj nuk i përfundon 150 metra rrugë (Foto)

E publikuar: 26/11/2015 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tash e shtatë muaj rruga Esat Mekuli në Prishtinë nuk është përfunduar. Rruga është shtruar në kubëza për një javë, ndërsa kapakët e pusetave i kanë lënë të hapur dhe pa i përfunduar tash e 7 muaj.

Banorët e lagjes kanë dërguar fotografi në Indeksonline ku kanë treguar se janë ankuar tash e disa herë, mirëpo komuna nuk ka bërë asgjë për t’i mbyllur pastetat.

Banorët ankohen se mos mbyllja e pusetave ua ka vështirësuar jetën duke pasur vështirësi për tu furnizuar me gjëra ushqimore dhe qarkullim normal.

Banorët kanë kontaktuar edhe me drejtorin e infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysem Durmishi, por ai nuk është interesuar për problematikën.