Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e ti ka vendosur që për nder të 28 Nëntorit, të bëjë homazhe.
Haradinaj, homazhet i nisi në shtatorën e ”Zahir Pajazitit”, në Prishtinë, duke vazhduar me tejë tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, në Velani të Prishtinës.
Me pas, ai ka shkuar edhe në varrezat e dëshmorëve në Reçak. Ndërsa në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, pritet të jetë që nga ora 10.45, njofton AAK-ja.