Skuadra spanjolle ka vuajtur humbje të rënda nga Sevilla dhe Barcelona, por gardiani mendon se skuadra është e bashkuar nën urdhërat e Rafa Benitezit.
Keylor Navas beson se nuk është koha që Real Madridi që të merret me fajësime, pas disfatës së thellë nga Barcelona.
Pas humbjes së thellë nga skuadra katalane shpërthyen pakënaqësitë në kampin e Los Blancos, që çuan në një konferencë për media të presidentit Florentino Perez, për të theksuar mbështetjen për trajnerin.
Por Navas mendon që është koha për të punuar dhe jo për të fajësuar.
“E dimë të gjithë çka duhet të bëjmë. Duhet të përmirësohemi”.
“Besoj në të gjithë skuadrën”.
“Jemi skuadër, kur humbim dhe kur fitojmë”.
“Në çdo skuadër kalon nëpër periudha të mira dhe të këqija”.
“Nuk luajtëm mirë ndaj Barcelonës dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve”.