Bëni këtë trik të lehtë dhe asnjëherë nuk do t’ju grisen çorapet e holla (Foto)

E publikuar: 24/11/2015 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është duke u bërë kohë e ftohtë, që nënkupton se duhet të vishni xhaketa, fustane triko dhe çorape të zeza të holla. Por sa herë ju ka ndodhur, që sapo ti nxjerrni të reja nga paketimi, gjatë veshjes t’ju shqyhen apo pëlcasin në ndonjë fije të hollë?

Ose kjo?

T’ju dalë fija e çorapeve të holla është një gjë shumë shqetësuese. Por, patjetër që duhet të ketë një zgjidhje! Vetëm veni ato në frigorifer. Po, thjeshtë hidhni aty ku janë edhe përmbajtjet tjera ushqimore.

Kur të merrni një palë çorape të reja, lagni ato nën ujë dhe veni në një qese plastike, pastaj lërini të rrijnë në frigorifer brenda natës. Merrni ditën tjetër dhe lërini që të shkrihen. Sipas PureWow.com, ju duhet vetëm një herë t’ja bëni këtë çorapeve tuaja dhe do të bëhen më të shtrënguar dhe të fortë. Temperaturat e ftohta i bëjnë fijet e trikove tuaj më të fortë, kështuqë ato kanë më pak gjasa për tu shqyer.

Pra, gjeniale! Tani si mund të gjej ndonjë trik që çorapet e mia mos të rrëshqasin te poshtë gjatë ecjes?!/femra.net/