Pengmarrja e re në veri të Francës, në kufi me Belgjikën, nuk ndërlidhet me sulmet e 13 nëntorit në Paris nga militantët e Shtetit Islamik.
Sipas një burimi të Reutersit, pengmarrësit po synonin një plaçkitje.
Pengje dhe të plagosur në Francë
“Ky nuk duket të jetë sulm terrorist, me gjasë është plaçkitje”, ka thënë një burim i kësaj agjencie, transmeton koha.net.
Franca mbetet në alarm pas sulmeve terroriste të Parisit, në të cilat u vranë 130 persona.