Grass: Ekstremizmi i dhunshëm kërcënim për gjithë botën

24.11.2015 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Grass: Ekstremizmi i dhunshëm kërcënim për gjithë botën

Ekstremizmi i dhunshëm paraqet kërcënim për gjithë botën dhe jo vetëm për vendet veç e veç, ka deklaruar të martën në Prishtinë, Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Frank J. Grass.

Gjatë një ligjërate që ka mbajtur në kontekst të sfidave në rritje me të cilat po përballet NATO, si nga Moska ashtu edhe nga aktorë jo-shtetërorë të tillë si i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, gjenerali Grass ka thënë se NATO do të qëndrojë me zonën euroatlantike për t’u përballur me të gjitha këto sfida.

“Për të arritur suksese në përballjen me sfidat e reja të sigurisë duhet rritur komunikimin, konsultimet, shkëmbimin e informatave dhe arritjen e marrëveshjeve mbi objektivat kyçe”, ka thënë gjenerali amerikan.

Sfidat urgjente të sigurisë në rajonin euroatlantik, sipas tij, sot janë ndryshe nga ato që ishin në të kaluarën, pasi që në skenë janë paraqitur edhe organizata të ekstremizmit të dhunshëm.

“Kërcënimet e shumta ndaj Evropës Juglindore, siç është ekstremizmi i dhunshëm, bashkë me dyndjen e paprecedentë të migrantëve e refugjatëve si dhe trafikimi me armë, droga e qenie njerëzore, që të gjitha kërkojnë një përgjigje të koordinuar nga të gjitha qeveritë dhe vendet “, ka thënë gjenerali Grass.

“Ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e konsiderojmë këtë si një kërcënim strategjik për ekzistencën tonë. Ne e konsiderojmë këtë si kërcënim sigurie për gjithë botën. Por, si do ta trajtojmë këtë – mendoj se nuk ka të bëjë me një luftë botërore në asnjë mënyrë”, ka thënë gjenerali amerikan.

Ai ka tërhequr vërejtjen se problemi me ekstremizmin nuk duhet të shihet vetëm nga këndvështrimi ushtarak.

Kështu që, korniza e re e sigurisë në Evropën Juglindore, sipas tij, nuk do të kufizohet vetëm në aftësitë ushtarake të vendeve, por edhe në zhvillimin e ekonomisë, sundimit të ligjit, arsimit e fusha tjera zhvillimore.

Gjenerali amerikan është përgjigjur edhe në disa pyetje që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Përveç se i ka dhënë mbështetje këtij transformimi, gjenerali amerikan ka shprehur besimin se FSK ka arritur tashmë standardet e kërkuara nga NATO.

“Nuk ka dyshime në mendjet tona që FSK është e përgatitur dhe nëse Kuvendi merr vendim që të ndryshoj Kushtetutën ne e mirëpresim”, ka thënë gjenerali Grass.

Njëherësh ai ka rikujtuar se forcat e ardhshme të Kosovës duhet të reflektojnë edhe strukturën e popullatës duke qenë shumë etnike.

Gjatë kësaj vizite në Prishtinë, gjenerali Frank J. Grass ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Në këto takime kanë dominuar temat në lidhje me sfidat e reja nga fusha e sigurisë.

Po ashtu, institucioneve të Kosovës dhe kuadrove të reja u është konfirmuar mbështetja amerikane duke u siguruar atyre vazhdimin e trajnimeve dhe shkollimin në institucionet amerikane.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart