Manastir, tre ministrat shqiptarë arrijnë marrëveshje në fushën e arsimit

22.11.2015 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Manastir, tre ministrat shqiptarë arrijnë marrëveshje në fushën e arsimit

Në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, ministrat e Arsimit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Abdilaqim Ademi, Lindita Nikolla dhe Arsim Bajrami, kanë firmosur Programin e Përbashkët Ekzekutiv, që buron nga marrëveshja në sferën e arsimit dhe shkencës që u arrit mes tre vendeve pesë muaj më parë në Vlorë.

Sipas ministres Nikolla, ky program do të mundësojë jetësimin e projekteve dhe propozimeve të përbashkëta në shumë fusha, do të ndikojë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës, si edhe në arritjen e standardeve evropiane të dijes.

Sinkron; Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri – “Është një plan ekzekutiv që mundëson një komunikim të ri, por jo vetëm në rezultate të përbashkëta të veprimit, që lidhen me programe të përbashkëta studimore në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe në Maqedoni, me shkëmbime studentësh nga Shqipëria dhe Maqedonia si dhe mobilitet të pedagogëve të institucioneve të arsimit të lartë, mundësi të reja për realizimin e kuadrit për anëtarësimin e dy vendeve tona në programin ‘Horizont 2020’ të BE-së”, tha Nikolla.

Firmosja e kësaj marrëveshje në përvjetorin e 107 të Kongresit të Manastirit u vlerësua si moment i veçantë për të gjithë shqiptarët. Por, nga ana tjetër, ministrat e tre vendeve e gjetën në gjendje të rëndë godinën e Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe.

Fasada e kësaj ndërtese me vlera të larta kombëtare në disa pjesë është rrënuar, oborri është i mbushur me mbeturina kurse hyrja e muzeut ndodhet në mes të disa dyqaneve.

Megjithatë, kjo gjendje mund të përmirësohet nëse realizohet projekti për restaurimin e muzeut i hartuar nga Ministria e Kulturës në Shqipëri.

“Instituti i monumenteve të kulturës në Shqipëri, këto ditë ka hartuar projektin e restaurimit të këtij objekti mbi bazën e kritereve shkencore duke ruajtur autenticitetin e vet objektit dhe njëkohësisht duke i dhënë edhe vlerat që meriton ky objekt”, u shpreh Zef Cuni, zëvendësministër i Kulturës në Shqipëri

107 vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe është shënuar me aktivitete të shumta në Manastir dhe në disa qytete tjera. Me rastin e këtij përvjetori nuk kanë munguar as urimet e drejtuesve të politikës shqiptare në Maqedoni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik