Kusari akuzon Policinë e Prokurorinë se s’po i zbulojnë dorasit dhe porositësit e akteve kriminale

22.11.2015 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kusari akuzon Policinë e Prokurorinë se s’po i zbulojnë dorasit dhe porositësit e akteve kriminale

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka kritikuar policinë dhe Prokurorinë se s’po tregojnë rezultate në nxjerrjen para drejtësisë të njerëzve që po marrin pjesë në veprimet kriminale ndaj njerëzve të afërt të saj.
Ky reagim i Kusarit vjen pas djegies së veturës së Valon Llukës, të cilin edhe më herët i kishin hedhur në oborr të shtëpisë së tij granatë dore.

“Nuk është më rastësi dhe as e falshme të deklarohet se as pas sulmit të katërt kundër individëve të afërt me mua, nuk ka rezultat, nuk ka të dyshuar dhe nuk ka zbardhje të atyre që fshihen prapa këtyre akteve”, ka shkruar Kusari.

“Burrnia” e hijenave të natës të cilët identifikohen me sulme prapa shpine, me hudhje të fshehta të bombave, me kërcnime kriminale dhe djegie të makinave zgjat deri te momenti kur shteti vendos seriozisht të merret me ta apo vetëm kur një polic me fletëarrest do të ju troket në derë apo në lokal ku i ziejnë idetë kriminale”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, ajo ka dërguar një mesazh për porositësit dhe dorasit e veprimeve kriminale në Gjakovë.

“Frikacak, burreca dhe të ligë, ju do të vazhdoni të identifikoheni me shkatërrimin, krimin dhe errësiren, ndërsa mos harroni se duhet vetëm një qiri të largojë errësiren. Në Gjakovë shumë drita janë ndezur e shumë tjera do të vazhdojnë të ndizen deri sa ju lakuriqët e natës të mos keni vend aty më”.

Gazeta Express ka raportuar sot se vetura e biznesmenit Lluka është djegur, ndërkohë, policia ka thënë se po i vazhdon hetimet.

Lluka në një prononcim për gazetën ka thënë se nuk e di pse po bëhen këto veprime kriminale ndaj tij.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”