Pacolli: Nëse s’ka vullnet nga inistiucionet për zgjidhjen e krizës, atëherë le ta zgjidh qytetari i Kosovës

20.11.2015 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Nëse s’ka vullnet nga inistiucionet për zgjidhjen e krizës, atëherë le ta zgjidh qytetari i Kosovës

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes Facebook-ut ka vlerësuar se Kosova ka nevojë që të jetë e bashkuar më shumë se kurrë.

Pacolli ka kritikuar edhe pozitën e edhe opozitën duke thënë se të dyja këto kanë qëllime të njëjta por mjete të ndryshme.

Pacolli ka shtuar se nëse liderët e opozitës dhe pozitës si dhe presidentja Jahjaga, nëse nuk e kanë vullnetin e mjaftueshëm për ta zgjedhur krizën në vend, atëherë është qytetari i Kosovës i cili duhet ta bëjë zgjidhjen.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook

Kosova në Krizë.
Kosova nuk ka pas asnjëherë më shumë nevojë se tani për unitet.
Kosova është e rrezikuar nga shumë faktor si terrorizmi, përqarja fetare, nga politika destruktive e Sërbisë, nga papunsia, varfëria, etj.
Këtyre u shtohet edhe përqarja e
brendshme politike e cila po e përshpejton dhe provokon në mënyrë intensive efektivitetin e faktorëve të lartëpërmendur.
Më e keqja është se së krejt ky provokim vjen nga njerëzit që paguhen nga paraja e qytetarit të Kosovës.
Jemi kthyer në mekanizëm vetëdestruktiv i cili funksionon në dëm të vetvetes.
Ata të cilët kanë shumicën e votave dhe besimit, me të cilat do duhej të Qeverisnin dhe përpilonin ligje për të mirë të qytetarit, sot jane kthyer në mekanizëm të skajshëm makiavelist, duke mos zgjedhur mjetet dhe metodat për të arritur qëllimin e vet.
Pozita dhe opozita pa shumë dallim në qëllim, por vetëm në mjetet që i kanë në dispozicion, po e dërgojnë vendin në një qorrsokak të panjohur tashmë edhe për ta në këtë periudhë të jetës së shtetit më të ri në Evropë. Nuk e dinë ku po na dërgojnë dhe ende më keq nuk e dijnë si të kthehen prapa (duke supozuar se kanë më të voglën pendesë për këtë situatë).
Nëse Pozita, Opozita dhe Presidentja, nuk e kanë idenë, vullnetin dhe forcën të gjejnë zgjidhje përbrenda rrugës institucionale, atëherë është koha që zgjidhjen dhe zgjedhjen e radhës ta bëj Qytetari i Republikës së Kosovës. Ai/ajo është viktima e vetme e kësaj krize të cilën të zgjedhurit e tyre e prodhuan, një prodhim i keq i dexheneruar i demokracisë së brishtë të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve