Kërcënohet Arsim Bajrami nga përfaqësuesi i Senatit të UP-së

20.11.2015 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kërcënohet Arsim Bajrami nga përfaqësuesi i Senatit të UP-së

Arsim Bajrami, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është kërcënuar dje nga përfaqësuesi studentor në Senatin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me inicialet R. K.

Përmes një komunikate për media MASHT-i ka dënuar kërcënimin me dhunë të kryer dje ndaj ministrit Arsim Bajrami.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e dënon kërcënimin me dhunë të kryer dje ndaj ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, nga përfaqësuesi studentor në Senatin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me inicialet R. K.

Me 19 nëntor 2015, në 18:36, ministri Bajrami ka pranuar mesazhe kërcënuese nga ky përfaqësues studentor në Senatin e Universitetit të Prishtinës, me qëllim të kanosjes me dhunë, pengimit në ushtrimin e detyrave zyrtare të Ministrit dhe thirrjen për rezistencë dhe mosbindje ndaj vendimeve të ligjshme, që paraqesin vepra penale të dënueshme sipas nenit, 128, 185, 409, 411 të Kodit Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej në këtë komunikatë theksohet se kërcënimet e tilla me dhunë, kanë për synim të pengojnë përkushtimin e MAShT për vendosjen e rendit akademik dhe ngritje të cilësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe të realizimit të interesave të kundërligjshme dhe në dëm të interesit të studentëve të Universitetit, përmes metodave të presionit dhe kërcënimit me dhunë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shpreh përkushtimin dhe vendosmërinë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe i bën thirrje të gjithë studentëve që të jenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta për përmirësim të cilësisë së studimeve dhe shërbime në Universitet.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po ashtu, fton organet kompetente që të marrin masa në parandalimin dhe ndjekjen e kryerësve të akteve të tilla të ulëta të kërcënimeve me dhunë”, thuhet në fund të komunikatës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”