Shpend Ahmeti: Ramush Haradinaj nuk po lëshon pe kundrejt presionit të ambasadave

E publikuar: 19/11/2015 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti është i ftuar në Zona e Debatit të Klan Kosovës ku po diskutohet për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Lëvizjes, pjesë e të cilës edhe është.

Ai është shprehur se opozita qëndron e bashkuar.

“Ramush Haradinaj dhe AAK-ja kanë ndryshuar disa qëndrime për marrëveshjet e Serbisë. Jemi të bashkuar në këto çështje”.

Ai është shprehur gjithashtu se i pari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk po lëshon pe përkundër presionit të madh të ambasadave.