Molliqaj, kapoja i VV’së, nën hetime për shkak të kërcënimit ndaj Shasivar Haxhijajt dhe demolimit të veturës shtetërore

19.11.2015 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Molliqaj, kapoja i VV’së, nën hetime për shkak të kërcënimit ndaj Shasivar Haxhijajt dhe demolimit të veturës shtetërore

Dardan Molliqaj dhe tre persona të tjerë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të përballen me ligjin për veprimet e tyre prej huliganësh të kryera gjatë protestës të së mërkurës në qendër të Prishtinës. Ata po hetohen për shkak të nxjerrjes nga vetura të Zyrtarit të Ministrisë së Bujqësisë dhe demolimit të veturës së tij.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj katër personave të dyshuar për veprime të dhunshme dhe dëmtim të pronës gjatë protestës së partive opozitarë të mbajtur një ditë më parë në kryeqytet, pas arrestimit të deputetes së AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi dhe caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj saj.

Në mesin e këtyre personave që po hetohen për kanosje të personit zyrtar dhe dëmtim të pronës, siç mëson Gazeta Express, është edhe sekretari organizativ i LVV’së, Dardan Molliqaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet edhe për 4 të pandehur të tjerë për veprat penale: “Shtrëngimi” nga neni 195 par.3 nën par. 3.1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333 par. 1 lidhur me par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në konfirmimin e Prokurorisë Themelore për hapjen e këtyre hetimeve.

Zyrtari i lartë i VV’së, Dardan Molliqaj, të mërkurën gjatë protestës, bashkë me disa aktivistë të tjerë opozitarë, kishin ndaluar me dhunë një këshilltar të Ministrisë së Bujqësisë, i cili po udhëtonte me veturë zyrtare, e kishin nxjerrë atë nga makina dhe i kishin demoluar veturën.

Molliqaj dhe tre shoqëruesit e tij, në rast se ngrihet aktakuzë ndaj tyre, mund të dënohen nga gjashtë muaj deri në 5 vite heqje lirie për veprën penale “kanosje ndaj personit zyrtar” dhe deri në një vit burgim për veprën tjetër penale “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Molliqaj dhe bashkëpunëtorët e tij shumë shpejt mund të përballen edhe me kallëzim penal nga këshilltari i MPB’së, Shasivar Haxhijaj, për veprimet e dhunshme të kryera ndaj tij mbrëmjen e së mërkurës.

Gazeta Express merr vesh se gjatë ditëve në vijim Haxhijaj do ta dërgojë në prokurori padinë e tij zyrtare ose private ndaj personave që e ‘dhunuan’ dhe demoluan veturën e tij zyrtare.

Lidhur me ngjarjet e ndodhura të mërkurën në Prishtinë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar masën e ndalesës prej 30 ditë paraburgim edhe ndaj 17 personave të arrestuar gjatë protestës së dhunshme me dyshimet se kanë kryer vepër penale duke qenë pjesëmarrës në turma që kryen veprime huligane. /GazetaExpress

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve