Ajo përfundimisht e ka pranuar se është në lidhje me 27 vjeçin Joshua Sasse, gjatë javës së kaluar. Dhe kësaj radhe, princesha e muzikës pop
Kylie Minogue, 44 vjeçe, kishte dalë me të dashurin e saj shumë më të ri në moshë se sa ajo për punë zyrtare në biznes, në kryeqytetin britanik, në Londër. Këngëtarja 47 vjeçe u duk shumë e lumtur, përderisa i dashuri i saj, aktor me profesion, nuk po mund t’i ndahej, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ajo ishte veshur me një fustan me ngjyrë të zezë që ia kishte theksuar fort trupin e saj, një xhaketë kishte vendosur krahëve, ndërsa disa detaje me ngjyrë të verdhë ia kishin zbukuruar fustanin.
Aktorja e filmit “Neighbours” u duk se kishte paksa të ftohtë, por ajo shkëlqyer para adhuruesve të shumtë që po e prisnin, flokët i kishte të lirë, të valëzuar dhe me një nuancë kaçurrele dhe të ndarë në mes.
Këngëtarja shpalosi fytyrën e saj pa asnjë të metë, me grim natyral të përzier dhe një buzëkuq pink.