Dhuna nuk i sjell favore asnjërës palë

E publikuar: 19/11/2015 08:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i KDLMLNJ-së, Behxhet Shala, ka vlerësuar se dhuna e shfaqur gjatë këtyre ditëve nuk do t’u sjellë favore as partive në pushtet, e as atyre të opozitës.

Ai për ‘Epokën e re’ tha se pozita duhet të reflektojë karshi këtyre zhvillimeve, kurse opozitës të heqë dorë nga dhuna.
Shala ka thënë se vendosja e dialogut në mes palëve është zgjidhja e vetme, në të kundërtën, sipas tij, çmimin më të lartë do ta paguajnë qytetarët.

“Opozita është duke gabuar me këto veprime, kurse pozita po tregohet jobashkëpunëtore”, ka thënë ai.

Duke folur për arrestimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, Behxhet Shala ka thënë se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.

“Mendoj se deputetët e tjerë, por edhe Donika Kadaj-Bujupi, po t’i përgjigjeshin ftesës së Prokurorisë dhe ta jepnin deklaratën, asnjëri prej tyre nuk do t’i shqiptohej masa e arrestit”, ka thënë Shala.

Sipas tij, duhet të krijohet një hapësirë për një dialog të pakushtëzuar në mes të pushtetit dhe opozitës.

“Dhuna që po e shohim këto ditë nuk i sjell favore asnjërës palë. Opozta po përdpor mjete të palejueshme. Mendoj se duhet të krijohet një hapësirë për dialog të pakushtëzuar në mes të pozitës dhe opozitës”, ka thënë Shala.