Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëhkohësisht zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka thënë se atë çka ka parë në Kuvend, për të janë vepra të pastra kriminale dhe penale.
Veprimet tjera të protestuesve opozitarë ndaj këshilltarit të Memli Krasniqit në rrugë, sipas Abrashit, janë veprime fashiste, transmeton Koha.net.
“Sulm ndaj Kosovës, ndaj Republikës dhe tentim për të pamundësuar liberalizimin e vizave”, ka thënë Abrashi.
Ai më tej ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizëm përballë, siç thotë ai, dhunës.