Haradinaj opinionistëve që kundërshtojnë veprimet e opozitës: Mos u bëni konformistë

E publikuar: 18/11/2015 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj u është përgjigjur oponionistëve të cilët sipas tij po bëhen konformistë kur po kundërshtojnë veprimet e opozitës. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, lideri i AAK’së thotë se opozita po tenton të zbërthej temat jetike për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Po i lexoj disa prej opinionistëve që flasin e shkruajn shpesh e për të cilët unë kam respekt, se si Kosova qenka peng i Opozitës, i komandantëve, i ekstremistëve e gjëra të ngjashme! Pyetja ime prej miku për ta është: A më leht është të jeshë peng i oportunistëve që i kanë mbyllur temat, apo i Opozitës që po don t’i zbërthejë ato?

Opozita edhe unë, po provojmë ta bëjmë pikërisht zbërthimin e këtyre temave jetike për të ardhmën e vendit. Asgjë më shumë! Kjo do të duhej të ishte detyrë të gjithëve.

Unë besoj se intelektualët nuk mund të bëhën konformistë në disa situata jokonformiste.

Por sido që të reflektoni ju, ne jemi të vendosur kundër Asociacionit, siç e sheh Isa Mustafa, dhe Demarkacionit, siç e mendon Hashim Thaçi.

RH