Rreth 90 migrantë nga Kosova e Shqipëria sot janë deportuar nga Gjermania pasi iu është refuzuar kërkesa për azil në këtë shtet.
Reuters ka publikuar fotografi të fëmijëve që kishin hipur në aeroplan në aeroportin e Munihut me të cilin po ktheheshin në Prishtinë dhe Tiranë, transmeton Koha.net.
Gjermania e ka futur Kosovën, por edhe Shqipërinë, në listën e “vendeve të sigurta të origjinës”, që do të thotë se nuk pranon asnjë azilkërkues.