Derisa Policia e Kosovës ka lëshuar fletëarrest për liderin e VV-së, Albin Kurtin, ky I fundit I është bashkuar turmës së protestuesve të opozitës të cilët janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë për të kundërshtuar arrestimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.
Siç raporton Indeksonline, Kurti sapo i është bashkuar protestës, derisa protestuesit e kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje.