Vuçiq ‘shokon’ Ballkanin, ja çka thotë për profetin Muhamed!

16.11.2015 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vuçiq ‘shokon’ Ballkanin, ja çka thotë për profetin Muhamed!

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka shokuar opinionin, me një tekst autorial të publikuar në gazetën “Alo” të Serbisë. Ai në mënyrë origjinale është vendosur në mbrojtje të muslimanëve, duke cituar profetin Muhamed
“Asnjë ndarje në të mirë dhe të këqij nuk është e pranueshme. Arabi nuk ka përparësi ndaj jo-arabëve, e as jo-arabi ndaj arabëve. I bardhi nuk është më i mirë se zezaku e as zezaku më mi mirë se i bardhi. E vetmja gjë që është e rëndësishme është devotshmëria dhe kualiteti personal. Ngjyra dhe besimi nuk luajnë kurrfarë roli. Të gjithë qeniet njerëzore janë pasardhës të Ademit dhe Ademi me të vërtetë është paraardhës i tyre”, është citati i përdorur nga Vuçiç, i cili më tutje vazhdon:

“Këto janë fjalët e profetit Muhamed të shqiptuara shumë para 26 gushtit të vitit 1789 dhe Deklaratës për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, e cila në mënyrë thelbësore e ka proklamuar të njëjtë- se “njerëzit lindin dhe jetojnë të lirë dhe të barabartë”.

Në bazë të fjalëve të profetit Muhamed, Vuçiç konstaton se para tre ditëve në Paris nuk janë përplasur islami dhe vlerat civilizuese që burojnë nga Revolucioni francez, por e kundërta, se të premten më 13 nëntor 2015, të gjitha religjionet dhe të gjitha vlerat kanë qenë viktimë e terrorit të pakuptimtë, që nuk ka lidhje me asnjë fe.

“Dëshirojmë të kuptohemi dhe të punojmë me fqinjët, boshnjakët dhe muslimanët, dhe gjithë të tjerët. Të punojmë, të rritemi, të mos frikësohemi nga asgjë, dhe të mundësojmë që nga ne askush më të mos frikësohet. Ky, fundja, është ideali i të gjitha religjioneve. Edhe Bibla edhe Kurani e vlerësojnë jetën dhe punën në të njëjtën masë sikurse të gjitha deklaratat për të drejtat e njeriut, barazinë, lirinë dhe pavarësinë, të krijuara në fund të shekullit 18, në kohë e krijimit të rendit të ri”, thekson Vuçiç.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


OVL-UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga UNMIK, EULEX e gjykata të tjera

OVL-UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga UNMIK, EULEX e gjykata të tjera

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë