Këshilltari i Thaçit sulmon opozitën: Anarkistët, reketashët dhe të korruptuarit s’i do populli

16.11.2015 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këshilltari i Thaçit sulmon opozitën: Anarkistët, reketashët dhe të korruptuarit s’i do populli

Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçit, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të Ylli Hoxhës së Vetëvendosjes për Raportin e Progresit të këtij viti.

Tahiri në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kemi një opozitë që në njërën anë akuzon Qeverinë dhe në anën tjetër nuk lë ditë të vetme pa sulmuar institucionet e Kosovës, qoftë Kuvendin, qoftë Policinë, qoftë Prokurorinë e deri te plani ogurzi për ta djegur Gjykatën Kushtetuese.

Për Ylli Hoxhën ka thënë se vetë ka qenë pjesë e delegacionit që në Vjenë ka zhvilluar bisedimet për statusin politik të Kosovës. “Më saktësisht, ai ka qenë pjesë e delegacionit që ka negociuar për të drejtat e komuniteteve. Këto bisedime rezultuan me “Pakon e Ahtisaarit”, që ka shërbyer si bazë për shpalljen e pavarësisë dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Kaq për konsekuencën politike të Ylli Hoxhës”.

Ja statusi i plotë i këshilltarit të Thaçit, Abelard Tahiri:

“Pafytyrësia e opozitarëve të prirë nga Vetëvendosje nuk ka kufij.

Pa kurrfarë turpi del dhe e komenton raportin e progresit një person i dështuar në politikë, që ka ndërruar shumë adresa dhe tash po e provon fatin mos pahiri po i ecë në politikë edhe duke ushtruar dhunë. Për t’i hyrë në qejf kolegëve nga “partia” e fundit të cilës i është bashkuar, në mënyrë të panatyrshme ky person tash është bërë edhe predikues, duke mos lënë njeri pa quajtur tradhtarë apo imoralë. Por, këtë dështak e kemi parë duke hedhur gurë edhe kundër policisë dhe prokurorisë së shtetit. E kjo dhunë e ushtruar kundër institucioneve të shtetit prej opozitës është kritikuar ashpër nga vetë “Raporti i Progresit”, që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë sjelljes së opozitës dhe dhunës së tyre kundër institucioneve shtetërore.

Pra, kemi një opozitë që në njërën anë akuzon Qeverinë dhe në anën tjetër nuk lë ditë të vetme pa sulmuar institucionet e Kosovës, qoftë Kuvendin, qoftë Policinë, qoftë Prokurorinë e deri te plani ogurzi për ta djegur Gjykatën Kushtetuese.

Ky person vetë ka qenë pjesë e delegacionit që në Vjenë ka zhvilluar bisedimet për statusin politik të Kosovës. Më saktësisht, ai ka qenë pjesë e delegacionit që ka negociuar për të drejtat e komuniteteve. Këto bisedime rezultuan me “Pakon e Ahtisaarit”, që ka shërbyer si bazë për shpalljen e pavarësisë dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Kaq për konsekuencën politike të Ylli Hoxhës.

Sa për mendimet e tij për “Raportin e Progresit”, faktet thonë ndryshe:

Për herë të parë në Raportin e Progresit për Kosovën, opozita kritikohet më shumë se Qeveria. Veprimet e opozitës konsiderohen si veprime kundër vlerave evropiane. Më saktësisht, ja çfarë thotë “Raporti” për opozitën:

–           Vonesa në krijimin e Kuvendit pas zgjedhjeve të vitit 2014 ngadalësoi procesin e reformave në Kosovë (faqe 6);

–           Anëtarët e opozitës kanë qenë të përfshirë në incidente të dhunës kundër Qeverisë (faqe 4);

–           Obstruksionet e dhunshme të seancave plenare nga anëtarët e opozitës kanë ndikuar negativisht në funksionimin e Kuvendit. Veprimet e tilla shkojnë kundër vlerave evropiane (faqe 6);

–           Ndërprerjet e fundit të seancave plenare nga opozita, përfshirë edhe me mjete të dhunshme, kanë ndikuar negativisht në funksionimin e Kuvendit dhe kanë dëmtuar besimin në gatishmërinë e opozitës për të marrë pjesë në debat demokratik. (faqe 7)

Populli i Kosovës e ka dëshmuar me votë se s’do që t’i afrohen pushtetit anarkistët, “reketashët” dhe të korruptuarit, ndërkohë që mazhoranca do të qëndrojë e palëkundur dhe do t’i tejkalojë me sukses kërcënimet e këtyre të fundit. Ju doni që të dështojë shteti Kosovës, por ju siguroj se ai vetëm sa do vijë duke u konsoliduar. Prandaj, përgatituni për dështimin e radhës. Dhimbjen e hiqni lehtë, sepse e tejkaloni duke pirë sërish raki. Më falni, se u habita: Çaj, mendova. Shëndet!”, ka shkruar këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE

“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

Eksperti amerikan: Thaçi ishte lider i jashtëzakonshëm, duhet të kthehet në Kosovë

Eksperti amerikan: Thaçi ishte lider i jashtëzakonshëm, duhet të kthehet në Kosovë

Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale

Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale

Ali Ahmeti: Shteti ynë mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Ali Ahmeti: Shteti ynë mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë, largohet për t’u kthyer në Hagë

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë, largohet për t’u kthyer në Hagë

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

“Poshtërsi” e quan opozita përpjekjen e Sveçlës për përvetësim të meritave pas raportit të Gallupit

“Poshtërsi” e quan opozita përpjekjen e Sveçlës për përvetësim të meritave pas raportit të Gallupit

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Do të demaskohej blofi i Putinit

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Do të demaskohej blofi i Putinit

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup