Qimet në fytyrë paraqesin problem të madh për një numër të madh të fermave. Natyrisht se ekzistojnë preparate për zgjidhje, por janë tepër të shtrenjta. Mirëpo, ekzistojnë tri receta vendore që shumë shpejt i heqin qimet e padëshiruara nga fytyra juaj e bukur
Receta e parë
Përbërësit: 1 lugë lëng limoni, 1 lugë miell, 1 lugë mjaltë, pak ujë.
Përgatitja: Në enë përzini lëngun e një limoni, miellin dhe mjaltin dhe i bashkoni mirë. Më pas shtoni pak ujë dhe përzieni derisa të fitoni një pastë ngjitëse.
Përdorimi: Masën e fituar vendoseni në fytyrë, prisni 5 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni tretmanin disa herë në javë.
Receta e dytë
Përbërësit: 3 lugë fara të pjekura të mustardës, 2 lugë fara të pjeprit dhe pak ujë.
Përgatitja: Në enë hidhni farat e mustardës dhe të pjeprit dhe i përzieni me ujë, për të fituar një masë ngjitëse.
Përdorimi: Masën e vendosni në fytyrë me gishtërinj dhe prisni të thahet. Pas tharjes e hiqni nga fytyra. Tretmanin ta përsëritni disa herë në javë.
Receta e tretë
Përbërësit: 1 lugë miell, 1/4 e lugës kurkumë, pak lëng limoni.
Përgatitja: Në një enë përzieni dhe bashkoni mirë përbërësit.
Përdorimi: Masën e vendosni në lëkurën e fytyrës dhe qafës dhe kur të jetë tharë e hiqni me shuplakat e dorës dhe e shpëlani me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë në javë derisa ta arrini rezultatin e kërkuar.