E dimë se ju thjeshtë nganjëherë nuk mund ta shihni ndonjë puçërr që ju del në ndonjë vend të papërshtatshëm të fytyrës, kështu që provoni ta hiqni atë më shpejtë duke e shtrydhur.
Kështu, ne kemi marrë këshillat e disa dermatologëve amerikanë për t’ju treguar se çfarë të bëni pasi ta shtrydhni një puçërr.
Pastroni duart mirë
Mos tentoni që të prekni diçka pa i pastruar duart mirë me sapun para dhe pas shtrydhjes së puçrrës, pasi që do t’i bëni gjërat më të vështira. Duart e papastra mbajnë baktere të cilat mund të ngjiten në atë puçërr dhe në pjesë të tjera të fytyrës tuaj, duke shkaktuar edhe më shumë puçrra tjera.
Aplikoni antibiotikë
Nëse e shtrydhni një puçërr, më e mira çfarë mund të bëni më pas është të aplikoni një krem antibiotik si ‘Neosporin’ gjatë natës, që të përshpejtoni shërimin. Nuk duhet ta vendosni ditën, pasi duhet që ta lejoni puçrrën që të “merr frymë”, pasi edhe kjo do të ju ndihmojë që të shërohet më shpejtë.
Mos e shtrydhni më
Pasi ta keni shtrydhur një herë, mos e prekni më dhe mos tentoni që vazhdimisht ta shtrydhni atë, edhe nëse duket se ka ende për të shtrydhur. Nëse e bëni këtë, ju vetëm që do ta irritoni atë më shumë dhe do t’i rrisni shanset që puçrrat të përhapen në gjithë fytyrën tuaj.
Dhe nëse nuk e shtrydhni…
Nëse nuk e keni shtrydhur ende atë, mos e bëni. Është më mirë që të aplikoni krem të tillë si Nexcare Acne, i cili ia “thithë” lëngun e keq dhe yndyrën. Duhet ta dini se opsioni më i mirë për ta hequr një puçërr më shpejtë është që të mos e shtrydhni atë fare. Por nëse përsëri e shtrydhni, atëherë ndiqni këto veprime të cekura më lartë.