Babai i Fationit: Djali im s’ka lidhje me të pafetë që vrasin në emër të Allahut

15.11.2015 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Babai i Fationit: Djali im s’ka lidhje me të pafetë që vrasin në emër të Allahut

“Djali im është besimtar mysliman, por nuk ka lidhje me ISIS-in. Personat që kanë lidhje me këtë organizatë terroriste janë të pafe, pasi Allahu nuk thotë të vrasësh njerëz dhe ata vrasin. Ne dënojmë akte të tilla, pasi nuk mund të marrësh jetën e tjetrit në emër të fesë”.

Kështu u shpreh dje babai i 25-vjeçarit Fation Bono, i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes nga efektivët e Forcave Operacionale “Shqiponja” në Tiranë.

Sipas burime zyrtare nga policia, i riu nga fshati Vërdovë i rrethit të Pogradecit konsiderohet si një ndër personat më të rrezikshëm në Shqipëri, ndërsa dyshohet të ketë lidhje me organizatën terroriste të ISIS-it.

Po sipas policisë, 25-vjeçari ka qenë pjesëtar i bandës së “Gjin Nikës”. Ndërkohë, një ditë pas arrestimit të të riut, babai i këtij të fundit, Garip Bono ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj djalit të tij për lidhje me terroristët.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i ati i të arrestuarit pohoi se Fationi ka plagosur pas një konflikti një bashkëfshatar të tij dhe se për këtë ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu, 53-vjeçari Garip Bono sqaroi se i biri që prej një viti ishte kthyer në besimtar, i nxitur nga ai dhe familja me qëllim që të linte alkoolin, por asnjëherë nuk ka pasur lidhje me shkelësit e fesë (ISIS).

Policia e Tiranës arrestoi dje (të premten) djalin tuaj, Fationin. Mund të na thoni se përse akuzohet ai dhe pse ndodhej në kryeqytet?

Im bir, Fationi ka pasur një konflikt këtu në fshat me një fqinj tonin dhe për këtë i fshihej policisë prej dy muajsh. Gjatë konfliktit, im bir plagosi komshiun, ndaj kërkohej për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Unë nuk e dija se ku ndodhej. Ai na merrte rrallë në telefon, për të na thënë që ishte mirë, dhe kaq.

A ishte besimtar Fationi?

Po. Kam qenë unë që e kam shtyrë drejt fesë që të largohej nga alkooli. Edhe pse i vogël, atij i pëlqente të pinte, ndaj dhe e shtyva që të besonte, derisa një vit më parë u bë besimtar i vërtetë i fesë islame. Mësoi nga feja vlerat e vërteta që duhet të ketë një njeri.

Sipas policisë, djali juaj dyshohet për lidhje me organizatën terroriste të ISIS-it. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë?

Nuk është e vërtetë se im bir është i përfshirë në organizata terroriste. Për këtë dal unë garant, pasi e njoh djalin tim dhe e di që me këtë gjë s’ka lidhje. Kam qenë shumë i afërt me tim bir dhe e di se çfarë mendonte, e madje kemi diskutuar për këtë gjë. Ai i dënonte akte të tilla dhe më ka thënë me gojën e tij se feja nuk të mëson të vrasësh. Nëse nuk më besoni mua, pyesni këdo në fshat për tim bir. Nuk i ka bërë keq askujt, nuk është i sherrit e i konfliktit. E përsëris: djali nuk ka lidhje me ISIS-in, pasi ata janë të pafe. Janë të tillë, pasi Zoti nuk thotë që të vrasësh njerëz, ndërsa ata vrasin në emër të fesë. I dënoj aktet e tyre dhe të marrin dënimin e duhur.

Por sipas policisë, djali juaj pohohet të ketë qenë anëtar i bandës së Gjin Nikës.

As dua të flas për diçka të tillë. S’kemi punë ne me këto gjëra.

Cili është apeli juaj?

Shteti të veprojë me drejtësi. Për djalin tim të mos hidhen akuza pa baza. Nëse ai ka hedhur një hap të gabuar, të dënohet vetëm për atë hap, dhe jo t’i hidhen sipër gjëra që nuk i ka bërë. 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


OVL-UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga UNMIK, EULEX e gjykata të tjera

OVL-UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga UNMIK, EULEX e gjykata të tjera

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë