Franca e Kosova baraz të kërcënuara nga terrorizmi

14.11.2015 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Franca e Kosova baraz të kërcënuara nga terrorizmi

Franca (lexo: shtetet e konsoliduara) dhe Kosova (lexo: shtetet e pakompletuara/pakonsoliduara) janë apo mund te jenë cak i sulmeve terroriste, sepse, tek të parat, mesazhi politik është tejet i fuqishëm dhe, tek te dytat, mundësia e realizimit është tejet më e madhe, më e lehtë.

1. Askush nuk është i paprekshëm. Asnjë shtet, pavarësisht fuqisë ushtarake, diplomatike, ekonomike apo tjetër.

2. Shtetet e brishta e të pakonsoliduara duhet të bashkëveprojnë me shtetet e konsoliduara dhe shtetet rajonale, sepse pafuqia e tyre mund të lehtësojë aktivitetet terroriste, të shkaktojë sfida edhe për të tjerët, prandaj të tjerët duhet të ndihmojnë ato fuqishëm.

Të dy këto hipoteza janë vërtetuar (edhe njëherë) nga sulmi i tmerrshëm terrorist, të premten në mbrëmje në Paris. Edhe Franca (hipoteza e parë) edhe Kosova (hipoteza e dytë) janë baraz të kërcënuara nga terrorizmi. Kështu, kjo tezë duhet të përcillet me veprime të vendosura shtetërore dhe bashkëveprim në aleanca globale, por edhe rajonale. Sepse, në sytë e terroristëve ne jemi të njëjtë, në njërën anë, dhe aktet terroriste janë të pamundshme të parandalohen një qind për qind, në anën tjetër.

Franca (lexo: shtetet e konsoliduara) dhe Kosova (lexo: shtetet e pakompletuara/pakonsoliduara) janë apo mund te jenë cak i sulmeve terroriste, sepse, tek të parat, mesazhi politik është tejet i fuqishëm dhe, tek te dytat, mundësia e realizimit është tejet më e madhe, më e lehtë. Mesazhi i tmerrit, që terroristët duan ta përhapin nëpër botë, mund të ketë nivel më serioz në rastet e sulmeve ndaj shteteve të fuqishme. Ndërsa, mund të ketë numër më të madh ndaj shteteve të brishta.

Tek e fundit, terrori, frika dhe kërcënimi me dhunë janë thellësisht kundër konceptit njerëzor të lirisë. Goditja e lirisë, për demokracitë, është goditje e ekzistencës, goditje e thelbit të sigurisë dhe mirëqenies. E tillë duhet të shihet edhe nga ne, të pademokratizuarit.

Terrorizmi global është kërcënim i qenies njerëzore, jo vetëm ndaj Perëndimit. Është e keqja e pakrahasueshme përgjatë historisë. Terrorizmi është kthyer në një mur të madh, të cilin njerëzimi duhet ta thyejë e ta shkatërrojë plotësisht.

Lufta ndaj ISIS-it dhe organizatave tjera terroriste është e pandalshme, por duhet shumëfishuar fuqinë e përdorur ndaj saj. Sigurisht, lufta e shkallës së gjerë ndaj ISIS-it është tashmë e pashmangshme.

Dhe, Kosova, bashkë me shtetet e Ballkanit, duhet të angazhohet në një iniciativë të përbashkët në bashkëveprim kundër terrorizmit. Kjo i tejkalon ndasitë tjera ballkanike. Përndryshe, bazuar në brishtësinë e shteteve veç e veç dhe në ndarjet e thella ndër-shtetërore, Ballkani nuk do të mund të përballej fuqishëm ndaj tmerrit të mundshëm terrorist. x/zeri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


OVL-UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga UNMIK, EULEX e gjykata të tjera

OVL-UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga UNMIK, EULEX e gjykata të tjera

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë