Hollande: Sulmet janë kryer nga Shteti Islamik

14.11.2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hollande: Sulmet janë kryer nga Shteti Islamik

(VIDEO) Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se sulmet e së premtes në Paris kanë vrarë 127 persona dhe se janë kryer nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Duke i cilësuar sulmet si “akt të luftës”, Hollande ka thënë se ato janë planifikuar dhe organizuar nga jashtë, me ndihmë brenda Francës.

Pak minuta më vonë, Shteti Islamik ka thënë përmes një deklarate të postuar online se “tetë vëllezër me rripa shpërthyes dhe pushkë sulmuese” kanë kryer sulmet.

Grupi ekstremist ka thënë se ato janë përgjigje për fyerjet ndaj profetit të Islamit dhe për sulmet ajrore në “territorin e Shtetit Islamik”.

Si pasojë e sulmeve të shumëfishta, Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka forcuar kufijtë e saj.

Sulmuesit kanë përdorur bomba vetëvrasëse dhe armë, si dhe kanë brohoritur slogane islamiste.

Rreth tetëdhjetë njerëz janë vrarë kur sulmuesit kanë hyrë në sallën e koncerteve Bataclan dhe kanë marrë pengje.

Njerëzit janë qëlluar për vdekje në restorante dhe bare në disa lokacione të tjera në Paris. Sulme të dyfishta vetëvrasëse ka pasur edhe pranë stadiumit kombëtar Stade de France, ku Gjermania dhe Franca kanë qenë duke luajtur ndeshje miqësore.

Në stadium kanë qenë të pranishëm presidenti i Francës, Hollande, ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, të cilët janë evakuuar menjëherë.

Tetë sulmues raportohet se janë vrarë, shtatë nga të cilët kanë hedhur veten në erë. Sipas policisë, nuk është ende e qartë nëse ndonjë bashkëpunëtor i sulmuesve është në arrati.

Këto janë sulmet më vdekjeprurëse në Evropë që nga bombardimet në Madrid, në vitin 2004.

Rreth 1,500 ushtarë francezë janë shpërndarë nëpër Paris, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Të gjitha shkollat, bibliotekat, palestrat, pishinat dhe tregjet do të qëndrojnë sot të mbyllura, ashtu si edhe Disneyland. Të gjitha ndeshjet sportive në zonën e prekur të Parisit po ashtu janë anuluar.

Liderët botërorë i kanë dënuar ashpër sulmet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka përshkruar ato si “sulm ndaj të gjithë njerëzimit dhe vlerave universale që ndajmë”.

“Ata që mendojnë se mund të terrorizojnë popullin e Francës apo vlerat e tij, gabojnë. Populli amerikan ka marrë forcë nga angazhimi i popullit francez për jetë, liri dhe ndjekje të lumturisë”, ka thënë Obama.

“Do të bëjmë gjithçka që mund të bëjmë për të ndihmuar”, është zotuar kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se sulmet nuk mund të përshkruhen me vlera humanitare dhe morale.

“Dua t’i shpreh ngushëllime homologut tim, Hollande, dhe popullit francez për humbjet e tyre. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejt”, ka thënë Erdogan.

Vatikani, ndërkaq, i ka përshkruar sulmet si goditje mbi paqen dhe gjithë njerëzimin, raporton rel.

Në muajin janar, ekstremistët islamistë kanë vrarë 18 persona në dhe përreth Parisit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së s’e votojnë Bekim Sejdiun, pashmangshëm shkojmë në zgjedhje

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së s’e votojnë Bekim Sejdiun, pashmangshëm shkojmë në zgjedhje

Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder Kosovës, LDK-ja nuk bie në kurthet e askujt

Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder Kosovës, LDK-ja nuk bie në kurthet e askujt

Keqpërdorimet në BKS – hetohen edhe 21 persona të tjerë, ngrihen 35 prona dhe llogari bankare

Keqpërdorimet në BKS – hetohen edhe 21 persona të tjerë, ngrihen 35 prona dhe llogari bankare

Dogana zbulon deklarimin e rremë në Aeroport: Në vend të kimikatit, u gjetën produkte për dobësim

Dogana zbulon deklarimin e rremë në Aeroport: Në vend të kimikatit, u gjetën produkte për dobësim

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

“Boll është boll”, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave, përveç të dalin në rrugë

“Boll është boll”, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave, përveç të dalin në rrugë

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë

Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ