Flet dëshmitari shqiptar i ngjarjes në Paris

E publikuar: 14/11/2015 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ridvan Mjaku, aktor kosovar në Francë, dëshmitar në stadiumin ku zhvillohej ndeshja Francë – Gjermani, dhe tregoi, në Interaktiv të KTV-së, përjetimin e ngjarjes në Paris.

Ai tha se janë ndëgjuar dy eksplodime, njëra pas tjetrës për disa minuta, transmeton Koha.net.

“Kur unë dola nga stadium, më parë më mori në telefon një shok që më tregoi se si është gjendja. Jam larguar diku në minutën e 76-të të ndeshjes. Të gjithëve u bënte telefoni, që i merrnin familjarët”, tregoi Mjaku.

Sipas Mjakut, Parisi është i bllokuar plotësisht, plotë me ushtarë, helikopterë dhe çdo gjë duket si skenë filmi.