Vucic: Në Bruksel nuk do të ketë bisedime me Kosovën për UNESCO-n

13.11.2015 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vucic: Në Bruksel nuk do të ketë bisedime me Kosovën për UNESCO-n

Në një intervistë për revistën ruse Sputnjik, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në Bruksel nuk do të ketë bisedime me Kosovën rreth UNESCO-s.
“Nuk shkojmë në Bruksel. Ne kemi ofruar që kjo të zgjidhej në Bruksel, sepse atje po flitet për çdo gjë. Pesë herë kam kërkuar nga Mogherini dhe nga përfaqësuesit e Kosovës që të flasim për UNESCO-n në Bruksel. Prishtina atëherë nuk kishte dashur, sepse ishte e sigurt se do të pranohej. E tash për këtë temë nuk do të flasim në Bruksel”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Vuçiq, në këtë intervistë ka tërhequr vërejtjen se publiku në Serbi s’e ka lexuar me vëmendje Marrëveshjen e Brukselit.
“Shumëkush, sipas gazetave, kanë menduar se ne jemi të detyruar që ta përkrahim hyrjen e Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare. Kjo nuk është fare e vërtetë.

Kjo edhe ka qenë njëra nga arsyet pse nuk kam dashur të pranohej propozimi i parë i Marrëveshjes së Brukselit në të cilin shkruante se ne duhej ta përkrahnim hyrjen e Kosovës në OKB. Të gjithë ministrat tjerë, pos Vulinit dhe meje, kanë qenë që të pranohej kjo pikë, edhe Daçiq e të tjerë kanë qenë atëherë për. Unë kam thënë se kjo nuk vjen në konsiderim. Edhe kur erdhën presionet, unë kam thënë se Beogradi nuk do ta pranojë këtë”, ka thënë Vuçiq .

Vuçiq ka shfaqur keqardhje pse askush në Bruksel nuk është prononcuar lidhur me suspendimin e AKS-së nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pse është nënshkruar MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ndërsa ka theksuar se Beogradi mbetet i përkushtuar dialogut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve