Kandiq: Ka nisur hetimi paraprak ndaj gjeneral Dikoviqit

13.11.2015 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kandiq: Ka nisur hetimi paraprak ndaj gjeneral Dikoviqit

Në bazë të akuzave për vepër penale nga ana e Fondit për të Drejta Humanitare, Prokuroria për krime lufte e Serbisë është duke bërë hetimin paraprak ndaj shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Ljubisha Dikoviq dhe tre personave tjerë.

Hetimi ndaj këtyre personave është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimeve se ata kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në fshatin Rrezallë në Kosovë, në vitin 1999, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ish-drejtoresha e Fondit për të Drejta Humanitare, Natasha Kandiq.

Në anën tjetër, Prokuroria për krime lufte e Serbisë, ka thënë se kanë nisur hetimet paraprake për personin N.N. për vrasjen e civilëve, të varrosur në varrezën masive në Rudnicë.

Në letrën që Prokuroria serbe për krime lufte ia ka dërguar avokatit të Fondit për të Drejtën Humanitare, Vladimir Gajiq, në të cilën Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, thuhet se “lidhur me kërkesën tuaj, të cilën si avokat i autorizuar i Fondit për të Drejtën Humanitare e keni paraqitur ligjërishtnë këtë prokurori, me datën 12 tetor 2015, lidhur me kallëzimin penal kundër Ljubisha Dinkoviqit, Dejan Rangjeloviqit dhe dy personave të panjohur, ju lajmërojmë që prokuroria procedon sipas këtij kallëzimi penal dhe në kornizë të procedurës paraprake po i verifikon pretendimet duke mbledhur të dhënat dhe informacionet e nevojshme”.

Natasha Kandiq, thotë se në këtë moment është e sigurtë që që shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm nuk mund të mbesë në atë funksion.

“Ky dyshim publik të cilin Fondi për të Drejtën Humanitare e ka paraqitur prej vitit 2012, me këtë rast është përforcuar ligjërisht dhe mendoj që më nuk ka hapësirë as për procedurë civile, e as për mbetjen e gjeneralit Dikoviq në një pozitë aq të lartë”.

“Faktikisht, ai është dikush që nuk guxon të jetë në një funksion publik dhe tashmë janë krijuar kushtet që pafajësinë e tij ta tregojë para atij gjyqi dhe jo në procedurë civile”, ka thënë Kandiq.

Lidhur me atë se çfarë përmban kallëzimi penal i Fondit për të Drejtën Humanitare, Kandiq thekson se “fondi për të Drejtën Humanitare ka publikuar dy raporte në janar të vitit 2012, të quajtura ‘Dosja Ljubisha Dikoviq’, atëherë kur qeveria e kaluar, në mënyrë energjike dhe pa argumente ka kontestuar çdo të dhënë të cekur në atë dosje dhe e ka mbështetur gjeneralin Dikoviq.

“Ai së pari, ka paraqitur padi penale private dhe pasi që ligji është ndryshuar, ka kaluar në procedurë civile. Dosja e dytë që ka të bëjë me gjetjen e varrezave masive , në të cilat janë gjetur mbetjet mortore të njerëzve të identifikuar, të cilët janë vrarë në komunën e Gllogovcit dhe Skënderajt, pasi që Brigada e 37 e motorizuar e Ushtrisë së Jugosllavisë, në muajin prill dhe maj, ka ndërmarrë ofanzivë të gjerë kundër Ushtrisë Çlirimtare trë Kosovës”, transmeton rel.

“Ato të dhëna të mbledhura, mjaft të dokumentuara dhe të ndërlidhura fuqishëm me operacionin dhe fatet individuale, nëntor të këtij vit është transformuar në një kallëzim penal mjaft të dokumentuar. Prokuroria për krime lufte, e cila në vitin 2012 është vënë në mbrojtje të gjeneralit Dikoviq, tashmë, në praninë e argumenteve aq të fuqishme, sikurse janë mbetjet mortore të fshehura në varrezë masive, është detyruar që të reagojë”, tha Kandiq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve