Katër persona janë lënduar sot në një aksident rrugor në orën 6:00 të mëngjesit si pasojë e përplasjes së dy veturave te semaforët kryesorë në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Përveç lëndimeve të pasagjerëve, është dëmtuar edhe një shtyllë e semaforëve.
“Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm”, kanë bërë të ditur për KALLXO.com, zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.