Në tetor kemi paguar më shtrenjtë për çmimet e produkteve

13.11.2015 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në tetor kemi paguar më shtrenjtë për çmimet e produkteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin tetor 2015, ku thuhej se indeksi i harmonizuar, i tërësishëm, i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.6% në muajin tetor 2015, krahasuar me muajin shtator 2015.

Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, sipas ASK-së, vërehet te rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për 18.8%

“Ngritje e çmimit të rrymës elektrike për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2015 – 31 mars 2016 me një ndikim prej 1.2 % në IHÇK. Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.6%); pemë (-9.8%); përdorim të pajisjeve për transportin personal -1.1% (Rënie e çmimit të benzinës dhe naftës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.6% në IHÇK”, thuhet në një komunikatë të ASK-së, transmeton Kosova Press.

ASK thotë se indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie -0.8% në muajin tetor 2015, krahasuar me muajin tetor 2014.

“Rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë ësh të vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.5%); qumësht, djath dhe vezë (-2.0%); perime (-5.4%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-5.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-4.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal -13.3% (Rënie e çmimit të benzinës dhe naftës); shërbimet për transport -4.4% (Rënie e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-2.0%) në IHÇK.Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: mish (1.9%); vajëra dhe yndyra (5.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (2.9%); pije alkoolike (12.6%); duhan (9.7%); veshje (1.8%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.7%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2% në IHÇK”, thuhet në komunikatë

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat