Presidentja refuzon të dekretojë ambasadorët e propozuar nga MPJ

12.11.2015 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Presidentja refuzon të dekretojë ambasadorët e propozuar nga MPJ

Procesi i përzgjedhjes së ambasadorëve të rinj është bllokuar, pasi që Presidentja nuk po i dekreton propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në Zyrën e Atifete Jahjagës thonë se shumica e propozimeve janë emra politikë, çka bie në kundërshtim me Ligjin, sipas të cilit, në shërbimin diplomatik të Kosovës duhet të respektohet kuota 50 me 50; që i bie 50 përqind janë diplomatë karriere, e 50 përqind emra politikë.
Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar shefa të përfaqësive diplomatike në Hungari, Japoni, Zvicër, Mal të Zi, Belgjikë, Kanada, Panama dhe në Neë York. Mirëpo, asnjëri nga ta nuk ka filluar punën, pasi që Presidentja Jahjaga nuk i ka dekretuar ata për shkak se janë emra politikë.

Ndër të propozuarit është edhe Bujar Bukoshi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë e kaluar. Ai është propozuar si Ambasador “At Large”.

Zyra e Presidentes, në një përgjigje për Gazetën Express, kanë thënë se shtyrja e dekretimit është bërë sepse shumica e propozimeve janë emra politikë dhe kjo është në kundërshtim me ligjin. Sipas Ligjit, kuota duhet jetë 50/50, mes të emëruarve politikë dhe të karrierës në të gjitha misionet diplomatike. Në mënyrë që të bëhet dekretimi, Presidentja Jahjaga ka kërkuar nga MPJ të gjej një modalitet në përputhje me ligjin dhe kuotën për emërime të ambasadorëve.

“Deri me tani, shumica e propozimeve të Qeverisë së Kosovës/MPJ’së, që kanë kaluar nëpër Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme janë emra politikë. Sipas ligjit, obligohemi qe t’i përmbahemi kuotës 50/50 mes te emëruarve politikë dhe te karrierës për shefa të misioneve”, thuhet në përgjigje.

Për propozimin e Bujar Bukoshit si “Ambasador at Large” (diplomat i rangut më të lartë i akredituar për të përfaqësuar vendin ndërkombëtarisht), burime të Gazetës Express brenda Presidentes mësojnë se Jahjaga e ka shtyrë dekretmin e Bukoshit për t’i evituar keqinterpretimet, pasi ligji i ri për shërbimin diplomatik, që pritet të hyjë në fuqi brenda një kohe të shkurtër, e rregullon këtë çështje në mënyrë shumë më të qartë, pasi që tani nuk parashihet në Kushtetutë.

Këto propozime për ambasadorë të rinj, sipas zyrtarëve të MPJ’së, në një përgjigje dhënë më herët kanë thënë vonesa e dekretimit të ambasadorëve mund të vijë si pasojë e nevojës për t’u verifikuar nga ana e Presidentes.

“Kjo është bërë që të ruhet kërkesa ligjore 50 me 50, pra që 50 për qind e të nominuarve të jenë nga vetë shërbimi diplomatik dhe 50 për qind të jenë të nominuar politikë. Vonesat në dekretime mund të vijnë si pasojë e nevojës për t’u verifikuar nga ana e presidentes”, ka thënë Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, për KosovaPress.

Dallimi midis emërimit politikë dhe te karrierës është te procedura e emërimit. Të emëruarit politik propozohen si ambasadorë nga Ministria e Punëve të Jashtme/Qeveria e Kosovës, më pas emrat e tyre dërgohen te Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme për intervistim, dhe propozimi bashkë me raportin — i cili nuk është obligativ për Presidenten, i përcillet Presidentes për dekretim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren