Beogradi kërcënon BE-në: Presion Prishtinës, ose ndërpresim dialogun

12.11.2015 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Beogradi kërcënon BE-në: Presion Prishtinës, ose ndërpresim dialogun

​Ende nuk është parë ndonjë presion i organizatave ndërkombëtare për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, shkruajnë mediat serbe.
Ndërsa, lidhur me këto Vuçiqi thotë se është i lodhur me heshtjen e dikujt ndërsa Daçiqi thotë se bisedimet e mëtutjeshme po e humbin kuptimin e tyre.
Beogradi kërkon nga Bashkimi Evropian t’i bëjë presion Prishtinës në mënyrë që menjëherë të formohet Asociacioni i Komunave serbe dhe realizimi i marrëveshjes së Brukselit. Në të kundërt, bisedimet e mëtutjeshme janë në pikëpyetje.
Minisri i Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiq ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ta suspendojë marrëveshjen e Asociacionit paraqet goditjen e dialogut të Brukselit, raporton novosti.rs, transmeton lajmi.net
“Ky është një rast i paparë i lojës ndaj marrëveshjes së arritur në Beograd, në prani të BE-së, është edhe një kërcënim i stabilitetit rajonal. Esenca e marrëveshjes së Brukselit është fromimi i Asociacionit. Dialogu i Brukselit tashmë po e hump kuptimin”, ka thënë Daçiq.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përkujtuar se Serbia është e gatshme për dialog, por ka pranuar se është i lodhur nga ngjarjet negative në Prishtinë.
“Jam i lodhur nga heshtjet e dikujt. Shpresoj se disa njerëz do të sillen shumë më seriozisht se sa sot. Ne do të ndajmë një pjesë të të hollave nga buxheti i vitit të ardhshëm për Asociacionin, por edhe gjithmonë do të ketë rezerva për atë qëllim”, ka thënë Vuçiq.
Shefi i Zyres për Kosovë, Marko Gjuriq nuk e di se si mund të vazhdohet dialogu në Bruksel.
“Presim që Organizata Ndërkombëtare t’i bëjë presion Prishtinës që të implementojnë marrëveshjen e Brukselit. Ata në të vërtetë asnjëherë nuk kishin për qëllim që ta implementojnë Asociacionin”, ka thënë Gjuriq.
“Ne vetëm kemi parë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar ndaj Prishtinës, si dhe mbështetjen e një numri të madh të vendeve të BE-së për anëtarësimin në UNESCO”, ka vazhduar Gjuriq.
Ai ka vazhduar duke pyetur se pse pala Kosovare ka nënshkruar marrëveshjen nëse nuk është në pajtim me Kushtetuesen, transmeton lajmi.net
“Nuk është në rregull që t’i ipet mbështetje e mëtutjeshme Prishtinës edhe pasi e ka hedhur marrëveshjen e Brukselit dhe publikisht e ka refuzuar atë. Nuk e di se si është e mundshme që një palë të mos implementojë asgje nga marrëveshja, ndërsa nga tjetra të kërkohet që të qëndrojë anash e të mos flas. Sigurisht që nuk do të heshtim”, ka përfunduar Gjuriq.
Ministri Aleksandar Vulin thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për suspendimin e marrëveshjes për Asociacionin do të thotë që Kosova gjithnjë po tenton që humbjet e saja t’i kthejë në këtë mënyrë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura.
“Vendimi i përkohshëm të cilin e mori Gjykata Kushtetuese është një procedurë normale e cila bllokon implementimin e marrëveshjes mbi parimet baz, elementet kryesore të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deri në vendimin final të Gjykatës Kushtetuese”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”