Pacolli: Dacicit do t’i përgjigjem me fakte për ofendimet që m’i bëri

11.11.2015 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Dacicit do t’i përgjigjem me fakte për ofendimet që m’i bëri

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, sërish ka komentuar çështjen e mos pranimit të Kosovës në UNESCO.
Në një shkrim në Facebook, Pacolli shkruan se Serbia me gjithë potencialin e saj, nuk arriti ta bindë as 28 % të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu thotë se “një ditë do t’i përgjigjet me fakte Dacicit për ofendimet që ia ka bërë”.

Dacic pati deklaruar se Pacolli ka blerë vota pro Kosovës në UNESCO.

Postimi i plotë i Pacollit:

Në Unesco, Sërbia, me krejt potencialin e vet, nuk arriti të bindte as 28% të bashkësisë ndërkombëtare; dhe atë, falë presionit Rus. Ne arritëm të kemi 2/3 e botës.

U garantoj se po të votonin edhe SHBA dhe shtetet që kishin humbur të drejtën e votimit, Republika e Kosovës sot do të ishte pjesë e UNESCO-s. Shumë shtete mike nuk kishin paguar anëtarësimin e tyre vite me radhë dhe kishin humbur të drejtën e votës. Kishte edhe shtete qe nuk merrnin pjesë fare në Konferencë, për një apo tjetër arsye, shtete këto që me siguri shumica do ta votonin Kosovën. Abstenimi i disa shteteve të Azisë Qendrore dhe vota në favor tonin prej disa shteteve afrikane që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ishte një lëvizje pozitive e cila duhet të shfrytëzohet menjëherë me lobim për njohje.

I përgëzoj bashkatdhetarët e mi që punuan pa lodhje deri në momentin e fundit, punë që u karakterizua nga dashuria e madhe për atdheun, nga korrektësia, urtësia, dinjiteti dhe miqësia me shtetet e botës. Zyra e improvizuar e Kosovës ishte përplot me ambasadorë e përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Edhe unë isha aty dy ditët e fundit.

Nga ana tjetër, vërejtëm delegacionin sërb që ishte shume nervoz, e pengonte shumë puna jonë ekipore, e pengonte prezenca dhe takimet e mia. Këtë nuk e la as Z. Daçiç pa e përmendur publikisht, madje më ofendoi! Unë nuk po i përgjigjem atij pse unë qëndroja në UNESCO, por për ofendimin që më bëri, një ditë me siguri do t’i përgjigjem atij se kush është Daçiçi e çka përfaqëson ai, me fakte e jo me hamendje nga urrejtja, siç e bëri ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”