Çollaku: Radikalizmi potencial, tragjedia më e madhe e Kosovës

E publikuar: 10/11/2015 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bekim Çollaku, ministër për Integrime Europiane në Qeverinë e Kosovës, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se nëse në Kosovë ka rritje të radikalizmit islamik atëherë kjo do të përbënte një tragjedi për vendin.

Çollaku tha se ne duhet të këmbëngulim në traditën tonë dhe në lojalitetin që na karakterizon.

“Në qoftë se do të ketë trende të rritjes së radikalizmit, që unë pres që nuk do të ketë, do të ishte tragjedia më e madhe e vendit tonë”.

“Kosova duhet të investojë gjithë çfarë ka të ruaj traditën tonë dhe të mbrojmë atë çfarë kemi”.

“Jam i sigurt se pjesa dërrmuese janë të vetëdijshëm për këto rreziqe, dhe me fanatizëm do t’i mbrojnë vlerat civilizuese evropiane”, tha Çollaku, por duket shtuar se “institucionet duhet të jenë gjithmonë syçelë”.

Çollaku foli edhe për zhvillimet e fundit politike.

“Atë çfarë po shohim në Kuvend është zhgënjyese për qytetarët dh për të gjithë ne, ata janë të zhgënjyer jo vetëm opozitën por edhe me pozitën”.