Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, thotë se pala kosovare ka nënshkruar marrëveshje që përjashtojnë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Duke komentuar mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Osmani në Rubikon të KTV’së tha se dëmin më të madh ia kemi shkaktuar vetes, duke nënshkruar marrëveshje që u ndryshuan në favor të Serbisë.
“Fatkeqësisht dëmin ia kemi bërë vetves duke vënë nënsjkrime në marrëveshje që në momentin e fundit u ndryshuan në dëm të Kosovës. Mendoj se asnjëheri nuk kemi qenë të befasuar me veprimet e Serbisë”, ka thënë Osmani.