Selimi: Vetëvendosja s’ka të drejtë të flas për diplomaci, ata janë non-grata për amerikanët

E publikuar: 10/11/2015 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës që opozita nuk ka drejtë të kritikojë dështimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, sepse ata nuk kanë bërë asgjë në këtë rrugë.

“Opozita ka gjuajtur gaz lotsjellës në Kuvend dhe është krijuar një narracion i Serbisë ku e kanë përdorur se Kosova nuk ka shtet nuk dinë të menaxhojnë shtet”.

Selimi tha se Lëvizja Vetëvendosja nuk guxon as të flas për diplomaci, sepse ata janë persona të padëshiruar nga amerikanët.

“Vetëvendosja nuk mund të flet për diplomacinë kosovarë kur janë persona non-grata nga ambasada amerikane, nuk mundet të futen brenda. Vetëvendosja nuk mundet të flet kur përkrahë pavarësinë e Tajvanit që është sulm direkt ndaj Kinës”.