“Buxheti nuk premton rritje ekonomike”

10.11.2015 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Buxheti nuk premton rritje ekonomike”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se projektbuxheti për vitin 2016, i miratuar nga Qeveria e Kosovës nuk mundëson zhvillim ekonomik.

Sipas tij, ky buxhet pasqyron gjendjen e vështirë në të cilën gjendet Kosova. Ai ka mëdyshje se gjatë këtij vitit mund të arrihet rritja ekonomike prej 3 për qind.

“Si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi thënë se nuk presim mrekulli ekonomike në 2015, sukses i Qeverisë do të ishe të ndalet hovi negativ. Konsideroj se në tremujorin e tretë të këtij viti janë bërë të hapa pozitiv. Është utopike të presim përmirësime të gjendjes ekonomike shumë shpejtë. Është çudi si ka mund të arrihet ky buxhet në këto rrethana dhe me këto tensione politike të vazhdueshme”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i kushtojë rëndësi më të madhe sektorit privat, i cili ka rol domethënës në ekonominë e vendit.

“Projektbuxheti për vitin 2016, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, nuk është buxhet i cili premton zhvillim ekonomik. Duhet të jemi real dhe vet kritik, ky është buxhet i cili më tepër pasqyron realitetin në Kosovë se ai zhvillimit. Në qoftë se në të ardhmen mendohet të kemi rritje të buxhetit cili premton zhvillim ekonomik, duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit. Po ashtu duhet të kemi më shumë siguri për bizneset vendore dhe po ashtu duhet ofruar mbrojtje sektorit privat. Për ekonominë duhet më shumë të bëhet se sa të flitet. Por me kalimin e kohës duhet të kuptohet se zhvillimi ekonomike ka një adresë tjetër, e jo siç është duke u vepruar aktualisht”, ka thënë gjatë një bisede për Telegrafin, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.

I pari i bizneseve kosovare thotë se edhe rritja ekonomike në parametra prej 3 për qind, do të jetë e vështirë për tu arritur.

“Është e tepërt të pritet rritje ekonomike prej 3 për qind, sikur e paraqet Banka Botërore. Nëse do ta kemi rritjen reale ekonomike prej 1 ose 1.5 për qind do të ishte suksesi më i madh i ekonomisë kosovare. Kur flitet për rrije ekonomike duhet të analizohen indikatorët që ndikojnë në rritjen ekonomike, a janë investimet e huaj direkte, a janë investimet nga diaspora, a është krijimi i vendeve të reja të punës, a është përmirësimi i bilancit të pagesave që do të thotë se Kosova ka eksport, apo gjithmonë do të jetë vetëm konsumi si barometër matës i rritjes ekonomike”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”