Raporti i Progresit vlerësime pozitive për MSA-në e Gjykatën Speciale, të dëmshme veprimet e opozitës

10.11.2015 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raporti i Progresit vlerësime pozitive për MSA-në e Gjykatën Speciale, të dëmshme veprimet e opozitës

Komisioni Evropian sot ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën ku ka vlerësuar si hapa të suksesshëm nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndryshimet Kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale si dhe marrëveshjet e arritura me Serbinë. Por ka kritikuar veprimet e opozitës, për të cilat ka rekomanduar që të gjendet zgjidhje që të zhbllokohet puna e Kuvendit.

Raporti për Kosovën pjesë e Paketës së Zgjerimit për vitin 2015 të miratuar sot nga Komisioni Evropian, ka ka arritur në përfundim se Kosova ka bërë përparim të mëtejshëm; në tetor të vitit 2015, BE-ja nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën. Ky është një moment historik në rrugën e Kosovës drejt një të ardhmeje evropiane. MSA-ja është marrëdhënia e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Kriteret politike

Kosova ka përmbushur dy  prej angazhimeve kryesore ndërkombëtare. Kuvendi i Kosovës ka votuar në favor të ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Dhomave të Specializuara në gusht, duke përmbysur dështimin e parë për të kaluar në votim gjatë qershorit. Dhomat do të ndjekin penalisht rastet e lidhura me akuza për trafikim të organeve njerëzore. Kosova ka konfirmuar gjithashtu përkushtimin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke arritur kështu marrëveshje me Beogradin për çështjet si energjia, telekomi, ura e Mitrovicës dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Seancat e fundit të dhunshme plenare të opozitës kanë ndikuar negativisht në funksionimin e Kuvendit. Por kjo duhet të zgjidhet urgjentisht.

Shumë institucione të pavarura dhe autoritete rregullatore nuk janë funksionale. Si qeveria ashtu dhe Kuvendi duhet të sigurohen urgjentisht që këto institucione të mund të kryejnë detyrat e tyre, duke zbatuar parime kryesore kyçe të llogaridhënies, kualifikimit profesional dhe meritës. Zgjedhja e Avokatit të Popullit së fundmi ishte një zhvillim pozitiv në këtë drejtim.

Qeveria ka rritur fokusin e saj në reformën e administratës publike. Është bërë progres në kornizën ligjore dhe strategjike, por llogaridhënia dhe efikasiteti duhet të përmirësohen. Konsultimet me shoqërinë civile duhen të jenë më sistematike. Mbikëqyrja parlamentare e implementimit të buxhetit duhet të jetë e besueshme dhe transparente. Menaxhimi i shëndoshë financiar rreth institucioneve publike duhet të sigurohet.

Kosova ka miratuar me sukses një trup të konsiderueshëm të legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit. Megjithatë, sistemit gjyqësor ende i mungon llogaridhënia dhe burime, dhe është e prirë ndaj ndërhyrjeve politike. Kosova duhet të zhvillojë një histori në rastet e korrupsionit në nivele të larta. Ngritja e task forcës anti-korrupsion ishte hapi i parë. Krimi i organizuar mbetet një çështje dhe shqetësim i madh. Miratimi i paketës ligjore të drejtave të njeriut qartëson rolet e institucioneve të ndryshme. Megjithatë, zbatimi i saj po pengohet nga mungesa e burimeve, vështirësitë në qasje dhe një kuadër institucional nën-optimal. Transmetuesi publik vazhdon të jetë i ndjeshëm ndaj ndikimeve politike.

Kosova vazhdon të zgjerojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe multilateral. Çështja e statusit kërkon që ajo të adoptojë qasjen e pragmatizmit të pacientit. Vazhdimi i angazhimit për dialog me Serbinë vazhdon të jetë prioritet.

Kriteret ekonomike

Niveli shumë i ulët i pjesëmarrjes së fuqisë punëtore së bashku me papunësinë e lartë po pengojnë zhvillimin ekonomik. Rekomandimet e Këshillin për Programin e parë të Reformës Ekonomike të Kosovës duhet të ndiqet me vëmendje. Rritja ekonomike ka rënë në 0.9% – nën mesataren dhjetë vjeçare të 3.5% – kryesisht si pasojë e pasigurisë politike dhe konsumit të ulët privat. Deficiti i vazhdueshëm tregtar reflekton një bazë të dobët të prodhimit dhe mungesës së konkurrencës ndërkombëtare. Një sektor joefikas dhe hartimi ad hoc i politikave fiskale përbëjnë rreziqe të mëdha fiskale. Por për të rritur konkurrencën, nevojiten investime të mëtutjeshme në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturës fizike. Ndërhyrja politike në ekonomi duhet të reduktohet.

Standardet evropiane

Kosova është në një fazë të hershme të përafrimit në shumicën e fushave. Është bërë përparim në prokurimin publik, por Kosova duhet të forcojë kapacitetet e organeve të saja të prokurimit publik. Për sa i përket kontrollit financiar, është bërë progres i mirë, por përpjekjet e konsiderueshme janë të nevojshme për të siguruar kontroll të shëndoshë të brendshëm financiar publik në gjithë administratën publike dhe në ndërmarrjet shtetërore. Në zonat e tjera të përafrimit, institucionet e Kosovës kanë demonstruar kapacitet e tyre për të ofruar për të ofruar prioritete politike, veçanërisht për sa i përket përgatitjes për zbatimin e MSA-së. Lëvizjet e kapitalit mbeten kryesisht të lira, dhe kapaciteti mbikëqyrës i Bankës Qendrore është i mjaftueshëm. Megjithatë, nuk ka pasur progres në fushën e konkurrencës. Zhvillimi i bujqësisë është penguar nga produktiviteti i ulët. Një mungesë e përgjithshme e interesit në mjedis ndikon negativisht në shëndetin publik dhe cilësinë e jetës në Kosovë. /lajmi.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve