Debati ‘Katundarë vs Qytetarë”, realitet, apo paragjykim? (VIDEO)

E publikuar: 09/11/2015 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisioni i katërt “Nd’rrimi i Natës”, ka sjellë debatin rreth “Katundarëve e Qytetarëve”. A ekziston diçka e tillë si kjo ndarje në Kosovë, apo është thjeshtë paragjykim? Nëse veç ekziston atëherë kush e bën ndarjen dhe kujt i konvenon ajo? Këto dhe shumë aspekte të tjera të këtij fenomeni u debatuan në edicionin e katërt të NIN-it.

Mysafirët për ta trajtuar temën ishin; Pal Lekaj, ish-kryetar i Komunës së Gjakovës dhe deputet aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fadil Maloku sociolog dhe Zana Hoxha-Krasniqi regjisore.

Tema përçoi një debat shumë interaktiv ku mysafirët u pajtuan se megjithatë ekziston një cilësim i tillë që bëhet në Kosovë, por tre të ftuarit nuk ishin dakord për shpeshtësinë me të cilën “Katundarë e Qytetarë”, etiketohen njerëzit.

Sociologu Maloku tha se kjo ndarje nuk duhet të ekzistojë, sepse nuk ka ndarje kualitative mes atyre që jetojnë në fshat e në qytet, ai deklaroi se të gjithë janë të njëjtë, mirëpo ndarjen e shkakton paragjykimi.

Megjithatë Maloku theksoi se paragjykimi është në reduktim e sipër, duke iu falënderuar faktorëve socializues që përgatisin gjenerata e reja.

Deputeti i AAK-së Lekaj, u pajtua se ndarja ekziston, por ajo duhet dhe po shuhet megjithatë. Ai mori shembull vetën, kur edhe përse vjen nga fshati ka arritur dy herë të bëhet kryetar i Komunës së Gjakovës.

Lekaj tha se një ndarje e tillë është e dëmshme dhe nuk i duhet kujt.

Regjisorja  Zana Hoxha-Krasniqi qysh në start të emisionit tha se ekzistojnë një ndarje e tillë “Katundarë Qytetarë”.

Ajo pohoi se ata që cilësohen katundarë paragjykohen dhe “katundari”, kryesisht shihet me një konotacion negativë.

Të tre mysafirët ishin në pajtim të plotë se forma të tilla diskriminimi janë të dëmshme dhe duhet të përjashtohen si formë e gjykimit ditor.

Nd’rrimi i Natës nesër vjen me një tjetër debat interesat, atë për Instagarmin dhe të vërtetën që fshihet pas tij.