Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar për votimin nëpërmjet një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
Në të thotë që aplikimi i Prishtinës ishte i ngutshëm, raporton KTV.
“Kosova, ende nën tranzicionin e administratës së OKB-së (UNMIK), nuk mund të shihet si shtet që ka personalitet juridik, prandaj nuk mund të aplikojë në një organizatë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Sipas ministrisë që udhëhiqet nga Lavrov rezultatet e votimit treguan se aplikimi i Kosovës ishte i pamatur.