Ëmbëlsira që konsumojmë çdo ditë, na rrit mundësinë për t’u prekur nga kanceri

E publikuar: 09/11/2015 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas disa hulumtimeve të bëra kohëve të fundit, sheqeri është një nga shkaqet thelbësore që mund të ndikojë në shfaqjen e qelizave kancerogjene.

Disa vite më parë, hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë dhe Los Anxhelosit gjetën se qelizat kancerogjene në Pankreas formoheshin edhe nga konsumimi i lartë i glukozës dhe fruktozës.

Rezultatet e këtyre studimeve u publikuan në revistën “Kërkimet rreth kancerit” dhe u munduan të shpjegonin studimet e mëparshme që thonin se fruktoza e glukoza e tepërt ndikonte në formimin e qelizave kancerogjene.

Madje, ato ndikonin edhe në përhapjen e këtyre qelizave në trup. Sipas këtyre studimeve, këshillohet që të konsumoni glukozë e fruktozë në mënyrë të moderuar.