Këshilltari i Hashim Thaçit: Halil Matoshi i çuditshëm, shanë ata që i jepnin rrogë

09.11.2015 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këshilltari i Hashim Thaçit: Halil Matoshi i çuditshëm, shanë ata që i jepnin rrogë

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka hedhur akuza të rënda për publicistin dhe analistin Halil Matoshi. Matoshi ka kërkuar që Thaçi të japë dorëheqje për shkak të dështimit të sotëm në UNESCO.
Këtë, ai e ka bërë nëpërmjet një statusi në Facebook.

Ja mesazhi i plotë i Sylës në Facebook:

Halil Matoshi nuk thonë kot se është njeri i çudishëm. Ai merr një vit rrogë mijëra eurosh nga Pacolli, dhe një vit kthehet dhe e ofendon. Një vit e përkrah Albin Kurtin si shpëtimtar të kombit dhe vitin tjetër e quan fashist. Një vit e përqafon Hashim Thaçin, e vitin tjetër s’e lëshon prej goje për të keq. Një vit mallkonte për tradhti Ibrahim Rugovën, vitin tjeter gjen ngrohtësi tek gjiri qeveritar Mustafa – Thaçi, ku sot merr rrogë prej tyre, si anëtar i një bordi. Me herët Veton Surroin e denonconte publikisht per incest familjar, sot merr rrogë e paguhet nga Flaka. Dje akuzonte Ramushin per haraq e reket, e sot thonë e çel mëngjesi me raki me përkrahës të tij. Dje akuzonte Jakupin Krasniqin si Haxhi Lleshi i byrosë politike, sot e quan reformator. Prandaj vështirë të kuptohet se prej çfarë gjendjeje, dehur a esëll, jep propozime publike.

Ky reagim i Sylës, vjen pas një shkrimi të Matoshit, ku ai kërkonte dorëheqjen e Thaçit, për shkak të dështimit të sotëm në UNESCO.

Ja çka shkruante Matoshi:

Spari fajtor jemi vet, lidershipi i Kosoves qe dje, (2004) nuk i ndali kinsepatriotat truthare dhe kriminele kur iu versulen kishave ortodokse serbe;

Sot, fajtor asht vetem lidershipi qe deshtoi t’i bind edhe disa vende liberale pse Kosova duhej me u ba anetare e UNESCO-s – per arsye shkollimi e qytetnimi – qe ne mase te madhe i mungon!?

Sot Hashim Thaci duhet me dhane doreheqje – ai asht fajtori i pare – ai qe verdallosej me analfabetin Behgjet Pacolli, i cili as Kazakistanin e tij nuk e bindi ne favor te Kosoves.

Prandej sot para popullit te Kosoves duhet me u sqarue ata qe me 2004 e perdorshin edhe RTK-ne me kall kisha te krishtera!

Te jemi shnosh, kur te mblidhet serish Asambleja e Pergjithshme!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve