Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek ka reaguar lidhur me refuzimin e Kosovës në UNESCO.
Sot është votuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa vetëm për 3 vota Kosova nuk ka arritur të bëhet pjesë e kësaj agjencie, transmeton lajmi.net
Lidhur me refuzimin e Kosovës ka reaguar nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.
Ajo ka thënë se ky refuzim që i është bërë Kosovës sot në UNESCO është një fyerje për ambiciet që ka Kosova për integrimet në organizatat ndërkombëtare.
“Refuzimi i ngushtë (për 3 vota) i Kosovës në UNESCO është një fyerje për ambiciet që ka Kosova për integrimet në organizata”, ka shkruar Lunacek në Twitter.

















